Sejdiu: Tash e 20 vjet mjekët ofendohen, pushtetarët më 1400 euro në muaj shesin mend

Ish-deputeti, Dardan Sejdiu, ka thënë se punëtorët shëndetësorë tash 20 vjet po ofendohen nga pushtetarët, derisa ka bërë krahasimin e pagave të pushtetarëve me ato të mjekëve.

Ky reagim i Sejdiut vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që punëtorët shëndetësorë të paguhen nga 60 euro më shumë në muaj, si shtesë për përballjen me Covid-19, përcjell Fokusi.info.

”60 euro shtesa për shendëtësi

Tash e 16 muaj mantelbardhët janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID19.

Sa për informacion një mjek specialist anesteziolog/infektolog/pulmolog, dhe gjithë mjekët specialistë tjerë, që përballen me punën më të vështirë në këtë betejë paguhen € 659!

Mbi €1400, në mesatare, është paga e Kryeministrit, ministrave dhe deputeteve dhe këta kanë lukse shtesë e orare me qejfe!

Paramendojeni, €659 mjeku i cili shpeton jetë dhe nuk ka asnjë luks por vetëm kritikë e ofendime tash e 20 vjet përballë pushtetarëve me €1400 që shesin mend!

60 euro shtesa”