Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë, raporton rel.

Kështu tha në fund të takimit të së martës kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.