Vuçiq: De-përshkallëzimi nuk po ndodh, sepse nuk dëshiron Albin Kurti

Vuçiq dje është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe mënyrat e deeskalimit në veri.

“Dje pata bisedime me përfaqësuesin evropian në dialogun me Prishtinën, Miroslav Lajçak, dhe BE-ja u përpoq sa më shumë që të kërkonte një lloj deeskalimi. “Republika e Serbisë përmbushi gjithçka që kërkohej prej saj që të ndodhte deeskalimi, por nuk po ndodh, sepse qeveria në Kosovë në krye me Albin Kurtin nuk e dëshiron atë”, tha Vuçiq.