Sekretari i OVL të UÇK: Gjykatën Speciale e përjetojmë si përpjekje për njollosjen e luftës

0
419
Sekretari i OVL të UÇK, z. Faton Klinaku, në emisionin Infomagazine të Klankosovës ka deklaruar se Gjykatën Speciale e përjetojmë si një luftë speciale për njollosjen e UÇK-së dhe se akuzat janë të ndërtuara në Serbi e me ndihmën e salustrove.
“Nëse akuzohet Komandanti, njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm e komandantët e zonave, s’ka si të mos mendohet se krejt kjo është kundër luftës dhe pastërtisë së saj”., ka deklaruar Sekretari i OVL të UÇK-së.
“Ne edhe atëherë, edhe vazhdimisht, jo vetëm në rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” por në të gjitha proceset i kemi konsideruar dhe i konsiderojmë që kanë qenë dhe janë raste të montuara politike. Gjykimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së bëhen vetëm për qëllime politike të Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka vazhduar ai.