Sektori privat më i godituri si pasojë e pandemisë COVID-19

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike, Ruzhdi Kurtishaj, ka theksuar se sektori privat është më i godituri si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Pandemia, përveçqë ua merr jetën njerëzve, ka prekur edhe ekonominë e Kosovës. Diku afër 80 për qind e punëtorëve të sektorit privat janë jashtë vendeve të punës. Kjo është një situatë më dramatike. Pothuajse jemi në gjendje të jashtëzakonshme, duke u bazuar nga masat që janë marrë, të cilat e pamundësojnë komplet jetën ekonomike. Mbi 80% e të punësuarve në sektorin privat janë në shtëpitë e tyre”.

Kurtishaj në “Sytë 7” në “Klan Kosova” ka theksuar se Pakoja Emergjente e Qeverisë nuk është e mjaftueshme për mbështetje të sektorit privat. “Çdo nismë ose iniciativë që vjen si nga Qeveria ose nga institucionet për mbështetje të sektorit privat është e mirëpritur. Oda Ekonomike e mbështet këtë iniciativë, që do të ishte garanci për zhvillimin ekonomik. Unë kam dërguar qëndrimin zyrtar të Odës, ku theksohet se kjo Pako Fiskale Emergjente e Qeverisë është e papranueshme për sektorin privat dhe si e tillë nuk përmbush nevojat”.