Sela takohet me Escobar në Departamentin e Shtetit

Washington D.C.(27 qershor) Ish Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, deputeti i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ndodhet në një vizitë private disa ditore në SHBA.

Gjatë kësaj vizite deputeti Sela ka pasur rastin të takohet me lider dhe veprimtar të komunitetit, ndërkohë sot ai i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti, realizojë një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Takim ky që u zhvillua në mjediset e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.

Në statusin e tij në rrjetin social facebook, mbas takimit duke postuar edhe një set me fotografi, Sela shkroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatët dhe mbështetësit kryesorë të lirisë dhe proceseve demokratike, veçanërisht në vendet tona.

Në ndërkohë ai sqaroi se takimi është mbajtur në organizimin dhe shoqërimin e Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti.

« Sot kisha nderin të takoj të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. » thotë Sela.

Dhe vazhdon : « Ndamë shqetësimet e përbashkëta, por edhe vendosmërinë tonë për t’i tejkaluar me sukses të gjitha sfidat në vend dhe rajon, ndërsa diskutuam edhe për ndryshimet kushtetuese, si parakusht për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. »

Për deputetin Sela, Paqja në Ballkan, integrimi i rajonit në strukturat euro-atlantike dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë alternativë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen nga SHBA-të.

Po ashtu ai thotë se gjatë kësaj vizite ai ka takuar edhe Benson Siwek (Macedonian desk officer), i cili poashtu u interesua për zhvillimet në vend dhe perspektivën e rajonit, simbas njoftimit të Ish Kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, deputeti i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i cili ndodhet në një vizitë private disa ditore në SHBA./Fokusi.info/