21 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë realizuar 1 mijë e 651 testime.

Tani për tani në kuadër të vendit janë gjithsej 441 raste aktive të të prekurve me virusin COVID-19.

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.

Në total numri i rasteve aktive është 441.