Selimi: Kjo s’është Qeveria Hoti, por Qeveria Thaçi III

Shefi i deputetëve të VV-së Rexhep Selimi ka thënë se kjo që do të votohet sot nuk është Qeveria Hoti, por ‘Qeveria Thaçi III.

“Ai do të iu përdor e pastaj do t;iu hedhë si një leckë”, tha Selimi.

Selimi tha se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti ishte i planifikuar në mënyrë që ti hapet rrugë marrëveshjes ‘së fshehtë mes Thaçit e Vuçiqit”.

“Nuk na vije keq për rrëzimin e Qeverisë, sepse nuk rrëzuat një qeveri po rrëzuat përtokë shpresat e qytetarëve. Mocioni ishte I planifikuar për ti lëshuar rrugë një marrëveshje që po qëndron e fshehur në sirtarët e Thaçit dhe të Vuçiqit”, tha Selimi.