Selimi: Refuzimi i komisionit hetimor është masakrim i demokracisë

Pozita nuk po lejon që Kuvendi ta themelojë Komisionin hetimor që ka të bëjë me krizën energjetike në vend.Selim Selimi nga AAK, ish-ministri i Drejtësisë, e ka quajtur masakrim të demokracisë moslejimin e themelimit të komisionit hetimor.

Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po e argumentojnë se sipas nenit 10 të Rregullores së Kuvendit është shkelje ligjore edhe si i tillë, nuk mund të themelohet.

Por, sipas Selimit, mos themelimi i këtij komisioni ka një prapavijë, ngase raportet e kryeministrit Albin Kurti me energjinë, janë bizare.

“Kryeministri Kurti ka një relacion bizarë me energjinë, refuzohet kompania amerikane për energji, refuzohet gazi. Argument tjetër është edhe rritja e çmimit të energjisë, se sa keni qenë ne opozitë keni akuzuar se nuk ja paguani veriut rrymën dhe argumenti tjetër është edhe skandali me punësimet ne Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)” ka thënë, Selimi në RTV Dukagjini.

Selimi ka thënë se në qoftë se VV-ja nuk ka çfarë të fsheh, atëherë pse një komision i tillë mos të votohet.