Selimi tregon a u propozua si emër i VV-së për ta udhëhequr MPB-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur edhe për ministrinë më ‘problematike’mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

I pyetur në A Show nëse emri i tij është emri i ministrit të MPB-së, Selimi ka thënë që nuk është fer të flas për këtë në studio, pasi që nuk e kanë folur ende në parti.

“Nuk do të doja të flisnim për postin tani… nuk mund të flas tash për dicka që nuk kam folur me kolegët e mi në Vetëvendosje dhe nuk do të ishte fer”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se deri më sot në asnjë forum, takim formal a jo formal nuk është diskutuar asnjë emër për asnjë ministri, përfshirë edhe atë të MPB-së.