Selmanaj akuzon VV-në se ka dhënë para për ta zgjedhur Osmanin për Presidente: Kanë marrëveshje me Listën Serbe

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se kanë bashkëpunuar me Listën Serbe për të siguruar votat për Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se marrëveshja me deputetin Adem Hoxha, është marrëveshje me Listën Serbe.

”Më dëgjoni mua, nuk është ky pazari i vetëm. Të tjerat do të dalin me kohë, por unë e njoh Adem Hoxhen, unë e njoh si funksionon ai dhe marrëveshja me të është marrëveshje me Listën Serbe. Tash shohim pazaret që janë bërë, por deputeti Hoxha nuk bën asgjë pa koordinim me Listën Serbe. Ai është kryetar i komunës paralele atje në Dragash, merr fonde nga Serbia dhe ka bashkëpunim të ngushtë me ta”, ka thënë Selmanaj në T7.

Selmanaj ka thënë se Kurti ka bërë marrëveshje sekrete edhe me deputetë të tjerë dhe ka akuzuar Vetëvendosjen se nuk ka zgjedhur mjet për ‘pazare’, teksa ka përmendur se janë dhënë edhe para.

Të gjitha këto, Selmanaj ka thënë se do të dëshmohen me kohë.