Selmanaj: Albin Kurti i rrezikshëm për Kosovën, nuk e ka fare në orbitë Amerikën

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se brenda kësaj jave, do të ketë lëvizje për formimin e Qeverisë së re.

“Ne presim nga presidenti që të kërkojë emrin nga partia e dytë sepse partia e dytë si duket ka dezertu për themelimin e institucioneve të reja. Ne po presim thirrje nga Presidenti. Takimi i parë besoj do të jetë konsultativ, nuk do të nis e përfundojë aty gjithcka. Më pas LDK, sic ka shprehë gatishmërinë e saj, të marrë përgjegjësi sepse vendi është në situatë jo të lehtë”, ka thënë Selmanaj në RTK.

“Këtij nuk ia sheh fare në orbitë ShBA-të. Kam përshtypjen që ky ende e ka bindjen se bota qenka në vështirësi nga imperializmi amerikan, ky jo që mund të paraqes rrezik për Kosovën, ky paraqet rrezik afatgjatë për Kosovën”, ka thënë Selmanaj.

“Sipas informatave, këtë javë do të merret mandatimi për formimin e qeverisë dhe brenda kësaj jave ne do ta përmbyllim këtë proces, nuk besoj që këtë javë votohet një Qeveri e re, por ne tashmë jemi në negociata me AAK-në dhe Nismën dhe jemi në rrugë të mbarë por kjo do të ndodhë pasi të ndërmerren hapat kushtetues. Nuk besoj se kemi krizë për vota, do të jemi një qeveri stabile, ka thënë Selmanaj.