Selmanaj për Ligjin e Zyrtarëve Publikë: Pushteti i Kurtit e miratoi nga frika që po vonohet në kapjen e administratës shtetërore

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj kritikon pushtetin për kapje dhe shkatërrim të Administratës Publike.
Selmanaj tha se, pushteti i Albin Kurtit nga frika që po vonohet në kapjen dhe ngulfatjen e administratës shtetërore, miratuan sot në Kuvend me procedura të përshpejtuara Ligjin që e plotëson dhe e ndryshon Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas Selmanajt ky është veprim absurd dhe jo logjikë.

Postimi i plotë:

Yryshja për kapje dhe shkatërrim të Administratës Publike, e qon në veprime absurde pushtetin e LVV-së.

Përkundër që Ligji për Zyrtarët Publikë tash e 7 muaj është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pushteti i Albin Kurtit nga frika që po vonohet në kapjen dhe ngulfatjen e admistratës shtetërore, e sollën sot në Kuvend me procedura të përshpejtuara Ligjin që e plotëson dhe e ndryshon Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Ky është presion dhe kërcënim mbi Gjykatën Kushtetuese.
Ky është veprim që deformon ligjbërjen.
Ky është veprim absurd dhe jo logjikë.
Ky është veprim që atakon kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë në vendin tonë.

Ky pushtet nuk njef as për Gjykatën Kushtetuese e as për procedura demokratike të procesit të ligjbërjes.

Ky pushtet është kundër shtetit dhe sistemit demokratik.