Selmanaj, Qeverisë: Po doni ta shkatërroni gjithë sistemin në Kosovë me këtë ligj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj ka reaguar ndaj Qeverisë për Projekt-ligjin për zyrtarët publikë.

Selmanaj ka deklaruar se Qeveria me Projekt-ligjin për Zyrtarët publikë po i diskriminon punonjësit e administratës publike.

“Ne po e shfrytëzojmë rastin edhe njëherë si LDK të shprehim shqetësimin tonë për qasjen e kësaj Qeverie në raport me 80 mijë njerëz në administratën e Kosovës. Ky është rasti më eklatant se si një qeveri tenton të shkatërrojë një sistem.” – ka thënë Selmanaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

“Sistemin ju po doni ta shkatërroni. Tash po doni me i dhanë legalitet atij procesi,” – ka shtuar tutje Selmanaj.