Reagon VV pas mbledhjes së Qeverisë: Paraja publike duhet të ruhet dhe kjo fillon me zyrtarët qeveritar

Sot Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë vendimesh e ndër to edhe ndërprerja e përfitimeve të zyrtarëve qeveritarë pas mbarimit të mandatit të tyre.

Pas kësaj ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Nga kjo parti theksojnë se në një vend të varfër si Kosova ky luks qeveritar është krejtësisht absurd dhe privilegj i panevojshëm.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës sot mori vendim që të shfuqizohet vendimi i qeverisjes së kaluar për përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre. Në një vend të varfër si Kosova ky luks qeveritar është krejtësisht absurd dhe privilegj i panevojshëm. Paraja publike duhet të ruhet dhe kjo fillon me zyrtarët qeveritar.