Serbia kthen prapa në Kosovë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin

Shteti i Serbisë ka kthyer prapa në Kosovë zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimin. Kështu ka raportuar ATV.

Demokracia.com mëson se Bislimi është ndaluar dikur rreth 80-100 kilometra para se të hyjë në Beograd me arsyetimin se nuk ka siguri për të dhe duhet të kthehet në Kosovë.

Bislimi do të duhej të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë që sot i fillon punimet në Beograd. Zëvendëskryeministri ishte ftuar nga organizatorët e Konferencës për të folur lidhur me raportet Kosovë-Serbi dhe gjetjen e zgjidhjes përfundimtare.