Sërish rrahje në ndërmarrjen Trepça, minatori sulmon inxhinierin për shkak të ndërrimit të orarit

Problemet në ndërmarrjen Trepça nuk kanë të ndalur, pas problemeve me grevën tani kanë filluar të shfaqen përleshjet fizike.

Pas incidentit në minierën e StanTërgut, ku një inxhiner goditi u.d. e drejtorit të minierës, ka ndodhur edhe një incident tjetër.

Një minatori i ka treguar “Jepi zë”, se në minierën e Artanës një minator e ka goditur inxhinierin, Arben Ramadani.

Sipas këtij dëshmitari, kjo përleshje ka ndodhur pasi minatorit i është ndërruar orari i punës, dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek ai.