“Mos dëgjoni përralla, Viti i Ri nuk është haram me festu”, flet imami nga Podujeva

Festa e vitit të ri nga hoxhallarë të shumtë është cilësuar si haram dhe e papranueshme për myslimanët. Por, një mendim të tillë nuk e ka kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari.

Jashari ka deklaruar se nuk ka asnjë shkrim në Kuran (librin e shenjtë të myslimanëve) që e ndalon festën e vitit të ri.

Sipas kryeimamit e ndalur është pirja e alkoolit, por jo edhe tubimi e qëndrimi deri në mëngjes me familjarë e të afërm.

Ai vetë ka pohuar se rrinë deri në mëngjes në natën e ndërrimit të viteve.