Sërish rritje e rasteve të reja me COVID-19

Vendi ka pësuar rritje të rasteve me Covid-19. Brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 205 qytetarë pozitiv me Covid-19, nga 736 testime.

Aktualisht kemi 897 raste aktive, teksa nuk është shënuar asnjë vdekje sot e as ditëve të fundit.

Brenda 24 orëve bëhet e ditur për 38 të shëruar.