Sfida e milionerëve, sa do të fitojnë Joshua e Ruiz nga rimeçi?

Padyshim se pritet të jetë njëra nga ndeshjet më interesante viteve të fundit.

Rimeçi Joshua – Ruiz tashmë ka pushtuar ballinat e mediave botërore të sportit, teksa tani kanë filluar të mësohen edhe detajet, shkruan GazetaBlic.

Kuptohet, ai më i rëndësishmi është financiar, ku të dy bokserët pritet të fitojnë shuma të majme parash, e sidomos Joshua, që do ta shfrytëzojë në maksimum hapjen e portofolit nga miliarderët arabë.

Britaniku do të përfitojë hiç më pak se 85 milionë euro, kunddrejtë 13 milionë të Ruizit.

Gjithsesi, kjo nuk është sfida më e pasur e historisë së boksit. Madje është sfida e katërt me më shumë të ardhura.

“Natyrisht që jo të gjitha këto para do të hyjnë në llogarinë time. Kam taksa për të paguar, trajnerë, përgatitës, menaxherë etj. Mua më mbetet 30-40% e shumës”, përfundoi Joshua.