Shala: LDK priu me arsimin, prej aty nisi e keqja

Muzafer Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ish ministrat e arsimit që ishin nga radhët e LDK’së.

Shala në Klan Kosova ka thënë se LDK priu me këtë sektor ndaj dhe ‘nga aty nisi e keqja’.

”Kemi probleme edhe me mësimdhënës. Për të zgjidhur problemin duhet trajnuar mësimdhënësit që dijnë t’i implementojnë kurrikulat. Nuk mund të adresoheni vetëm tek PDK sepse menjëherë pas luftës LDK ka prirë me arsimin dhe prej aty ka filluar e keqja për të pasur ramje tek cilësia e arsimit.

Kjo mund të shkojë duke marrë kurrikula që implementohen edhe tek shkollat e mesme por edhe në universitete, e të tillat janë të standardit britanez. Ne duhet ta kemi shumë të qartë se çfarë po duam të shkojmë këta nxënës. Kur jemi tek testet e maturës, do të shohim nëse kanë qenë literaturat në përputhje me testet e maturës”, u shpreh ai.