Pushteti ia ndryshoi qëndrimet Albin Kurtit – dikur thoshte se taksa nuk duhet të hiqet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar qasje ndaj taksës 100 për qind. Kurti tani thotë se taksa ndaj produkteve të serbe duhet të zëvendësohet me reciprocitet.

Gjatë vitit të kaluar jemi dëshmitar se kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar në dy intervista se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet.

Ai thoshte se ajo duhet të ngelet, ndërsa ajo që duhet të shkojë është Qeveria Haradinaj.

Në janar të vitit 2019, Albin Kurti pati deklaruar se e përkrah Qeverinë Haradinaj për taksën dhe nuk duhet të zmbrapset dhe si e tillë kjo taksë duhet të mbetet.

Ai kishte kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke kërkuar kështu që Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj të dalë nga pushteti.

Edhe në një intervistë tjetër, Kurti pati deklaruar se meqë tani taksa është vendosur, nuk duhet të hiqet më, ajo duhet të ngelet.

Por nga ardhja e Kurtit në pushtet kanë ndryshuar qëndrimet e tij.

Në ditën e parë kur mori zyrtarisht detyrën si kryeministër ai në një konferencë për media, ka thënë se taksa 100 për qind do të hiqet dhe do të vendoset reciprocitet.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali. Edhe për shkaqe historike dhe arsye aktuale. Konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim për tarifën 100 përqind”, tha Kurti. /Lajmi.net/