Ministria e Financave del me njoftim të rëndësishëm lidhur me faljen e tatimit në pronë

177

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar komunat lidhur me çështjen e faljes së tatimit në pronë. Sipas vendimit të Kushtetueses, ministria ka thënë se gjykata ka përcaktuar afatin për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 në vlerë prej 100 euro.

Komunat do të kenë kohë deri më 8 dhjetor të falin tatimet.

“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro.”, thotë ministria.

Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë Vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

Ky është njoftimi i plotë i MFPT-së:

MFPT njofton komunat për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me faljen e tatimit në pronë për tatimpaguesit

Pas publikimit të Aktgjykimit të AGJ 2296/23 më datë 23.11.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka njoftuar Komunat e Republikës së Kosovës për përmbajtjen e Aktgjykimit si dhe për afatin e përcaktuar nga Gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 €.

Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro.

Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë Vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë në dispozicionin e komunave për sqarime shtesë lidhur me këtë çështje.