Shala në Hagë: Rreth akuzave deklarohem në seancën tjetër

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Haxhi Shala, i njohur me nofkën “Topi”, është paraqitur para trupit gjykues në Speciale.

Shala akuzohet për pengim të drejtësisë.

Ai tha se lidhur me rastin e tij, do të deklarohet seancën e radhës.

“Nuk i kam parë materialet e prokurorisë. Sot nuk mund të deklarohem. Do të deklarohem në seancën tjetër”, tha ai.