Cili është destinacioni i Xhakës pas largimit nga Arsenali

Arsenal mund të largojë Granit Xhakën në janar pasi trajneri Unai Emery nuk pranoi të tregonte nëse lojtari do të luajë përsëri me klubin.

Granit Xhaka ka humbur shiritin e kapitenit te Arsenal, pas incidentit me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Mesfushori derisa po largohej nga fusha kundër Crystal Palace, u fishkëllye nga tifozët, dhe ky nuk hezitoi t’u reagonte atyre, për të rritur edhe më shumë këtë përplasje.

Lojtari pak ditë pas ndeshjes përmes një letre kërkoi falje për sjelljen e tij, por vazhdon të injorohet nga trajneri Emery, duke u lënë jashtë skuadrës për dy ndeshje.

Është tani Daily Mirror që raporton se Arsenal mund të vendos shitjen e Xhakës në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.

E ardhmja e Xhakës mund të jetë në Bundesligë, kur në të kaluarën ka veshur fanellën e Borussia Monchengladbach, dhe ka pasur kujtime të mira.