Shaqir Cërvadiku vjen me “Këngë për Dajë Osman Gecin”

Këngëtari i njohur shqiptar, Shaqir Cërvadiku ka lansuar projektin e ri muzikor kushtuar Osman Gecit.
Kjo këngë vjen e realizuar edhe me videoklip, ku tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, Youtube.
Tekstin e këngës e ka shkruar Milaim Islami, muzikën e ka bërë vetë këngëtari, orkestrimin dhe incizimin, Shpejtim Gashi, kurse për videon është përkujdesur Blerim Gjinovci.
Përndryshe, Osman Geci ishte i biri i Shaban Gecit, daja i Adem Jasharit.