Shaqiri: Nuk do të festoj golin ndaj Kosovës nëse do shënoj

Futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk do të festojë ndaj Kosovës nëse shënon gol.

Shaqiri kështu deklaroi në një konferencë para ndeshjes së nesërme.

“Sigurisht që gjithmonë dua të shënoj gola, përfshirë nesër. Por sigurisht, nuk do të festoj nesër kur të shënojmë”, ka thënë Shaqiri.