McGregor kërkon dyluftim me Nurmagomedov në Moskë (video)

Atleti i njohur i Arteve Marciale të Përziera, Conor McGregor, ka kërkuar që të ndeshet sërish me kundërshtarin rus, Khabib Nurmagomedov, dhe atë në Moskë.

Mbrëmë Khabib Nurmagomedov u kthye në tetëkëndësh në UFC 242 dhe ai me sukses e mbrojti titullin e tij për peshat e lehta nga amerikani Dustin Poirier, shkruan Sport Bible, transmeton Klan Kosova.

Menjëherë pas fitores, Nurmagomedov e ka thumbuar irlandezin McGregor duke thënë se ky i fundit duhet t’i bëjë edhe dhjetë fitore në mënyrë që të ndeshet me të.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i McGregor.

“Ma rezervoni një ripërballje në Moskë”, ka shkruar McGregor në Twitter.

https://youtu.be/r0jmV9rckoo