Shaqiri shënon në humbjen e Chicago Fire

Xherdan Shaqiri e ka gjetur golin e parë me Chicago Fire në Major League Soccer për sezonin 2022-23.

Shaqiri ka shënuar gol në humbjen e Chicago ndaj Columbus Crew. Ai e realizoi golin në minutën e 88’.

Por goli i tij ishte i pamjaftueshëm, pasi Crew e realizoi golin e fitores në kohën shtesë.

Shaqiri këtë sezon ka luajtur në 16 ndeshje, teksa ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër të tjerë.