SHBA, gjendet anija e fundosur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore

Një zbulim që ndihmon për të rindërtuar historinë e asaj që duhet të jetë anija e fundit amerikane e mbytur nga nazistët, më pak se një muaj para dorëzimit, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Për shumë vite historianët janë pyetur për fatin e “Eagle Pe-56”, një anije e Marinës së SHBA, e mbytur më 23 prill 1945 në Cape Elizabeth, vetëm 8 kilometra nga bregu i Maine.

“New York Times” raporton se një grup zhytësish private, kryesuar nga Ryan King, kanë gjetur anijen në 100 metra thellësi.

“Eagle Pe-56” u fundos brenda 15 minutash duke marrë me vete dyzet e nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Për shkaqet e fundosjes, ekspertët e marinës kishin hetuar prej kohësh. Ishte historiani i navigimit, Paul Lawton, i cili filloi i pari hulumtimet mbi njëzet vjet më parë, duke mbledhur edhe dëshmitë e veteranëve.

Të mbijetuarit e anijes folën për një shpërthim të fortë.

Në vitin 2001 historiani kishte gjetur shkakun e vërtetë të fundosjes.

Sipas tij, anija nuk ishte fundosur si pasojë e shpërthimit të kaldajës, siç ishte besuar deri atë kohë, por nga një raketë torpedo nisur nga një nëndetëse gjermane.

CNN thotë se ekipi i zhytësve privatë, të udhëhequr nga zhytja Ryan King, ka zbuluar dhe analizuar mbetjet e anijes së mbytur, të cilat do të bëhen publike në muajin shtator.

Shqiptarja.com