Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ftohtë, me erëra të ftohta veriore dhe verilindore. Në mëngjes mund të ketë reshje kryesisht të dobëta lokale bore, ndërsa gjatë ditës pritet mot i thatë dhe mjaft i ftohtë. Pasdite pritet kthjellim i motit dhe do jetë acar.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë. Paradite në disa vise në Maqedoni priten reshje bore të cilat do të ndërpriten. Gjatë ditës në tërë rajonin kthjellim gradual i motit, ndërsa nata do të jetë shumë e ftohtë.

Të martën na pret mot me acar në mëngjes, ndërsa gjatë ditës kryesisht i kthjellët, por i ftohtë.

Nga e mërkura do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe juglindja. Do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe ngritje të lehta të temperaturave, ndërsa nga e enjtja me reshje të herëpashershme shiu dhe bore. Në disa vise në Kosovë priten reshje bore, por me ngritjen e temperaturave dhe për shkak të erërave jugore ato do të shndërrohen në reshje shiu./Meteoballkan