SHBA i dhuron 35.000 vaksina Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 35 mijë vaksina për Kosovën. Kjo shumë përbën kontingjentin e parë të vaksinave që do të mbërrijnë në Kosovë si donacion nga SHBA.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e pranimit të vaksinave tha se vaksinimi është mjeti më i sigurt për të triumfuar ndaj COVID-19.

Kërkesat për vaksinat janë bërë nga vetë presidentja Osmani drejt presidentit të SHBA, Biden, në muajin mars të këtij viti.

“Në muajin mars i jam drejtuar presidentit Biden me kërkesën që ta na ndihmojë me sigurimin e vaksinave. Isha e bindur që presidenti Biden do ta kuptonte drejt në një situatë të tillë, meqë administrata e tij e ka prioritet vaksinimin”, tha znj. Osmani.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, në ceremoninë e marrjes së vaksinave tha se “vetëm të bashkuar mund ta mposhtim virusin COVID-19”.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë kryer 666.476 doza vaksinash.