SHBA i reagon Daçiqit lidhur me monedhën 100 dollarëshe

Ambasada amerikane në Beograd ka porositur se Ivica Daçiq është dashur të mendonte për veprimet e veta.

Nga Ambasada e SHBA-së në Beograd, Daçiqit i është thënë kështu pas shkrimit të tij në monedhën 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”.

“Në vend se ta prishte monedhën me portretin e shkencëtarit amerikan dhe shtetarit Benjamin Franklin, ministri Daçiq ndoshta është të mendonte në deklaratën e tij : ‘Në luftë bëju me etërit tuaj , në paqe bëju me fqinjët tuaj” ka thënë në përgjigjen e vet për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Beograd.

Ministri serb ka shkruar në një kartëmonedhë 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”, duke shkaktuar reagime të shumta të shqiptarëve në rrjetet sociale.

Ky veprim i ministrit serb nuk është një rast i izouar. Ivica Daçiç i është bashkuar një fushate që po ndërmerret në Serbi kundër Kosovës. Serbët kërkojnë që Kosova të jetë pjesë e shtetit të tyre, duke e quajtur këtë fushatë “rikthim në rrugë paqësore”.