Rrokulliset vetura në hyrje të Skenderajt

Një veturë  është rrokullisur duke përfunduar jashtë rrugës në hyrje të Skenderajt.

Aksidenti ka ndodhur pak më parë, teksa nuk dihet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Policia e Kosovës. Në numër të madh kanë qenë aksidentet gjatë kohës së fundi, e shumë prej tyre edhe me viktima.

Duhet shtuar se prej datës 15 nëntor ka filluar sezoni dimëror, teksa sot edhe reshjet e shiut e bëjnë më të vështirë qarkullimin në komunikacion./Indeksonline/