SHBA iu bën thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Iraku

0
259

SHBA-ja sot u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmit ajror që vrau komandantin e lartë iranian në Bagdad, Qassem Soleimani.

“Për shkak të rritjes së tensioneve në Irak dhe rajon, ambasada e SHBA-ve u kërkon qytetarëve amerikanë që të marrin parasysh Këshillimin e Udhëtimeve të Janarit 2020 dhe të largohen menjëherë nga Iraku”, tha ambasada në një njoftim, transmeton Anadolou Agency.

Ambasada u kërkoi qytetarëve të saj të braktisnin Irakun nga ajri ose të zhvendosen në një vend të dytë përmes rrugëve tokësore.

“Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad, të gjitha operacionet konsullore publike pezullohen deri në njoftimin e mëtejshëm”, theksohet më tej.

Për ata që kanë nevojë për mbështetje të konsullatës, Konsullata e Përgjithshme e SHBA-ve në Erbil, do të jetë në shërbim, thuhet më tej.

SHBA konfirmoi të enjten se kreu sulm duke vrarë Qasem Soleimani, komandantin e forcave Kuds të Gardës Revolucionare.

Pentagoni akuzoi Soleimanin se planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të SHBA-ve në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë ishte përgjegjës për vdekjen e qindra anëtarëve të shërbimit amerikan dhe të koalicionit.