SHBA mbështet Kosovën në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione

0
292

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përgëzuar KQZ-në për emërimin e tetë anëtarëve të këtij komisioni.

Ai ka thënë se tash ky institucion i rëndësishëm zgjedhor mund të rifillojë punën për demokracinë e Kosovës.

Kosnett po ashtu ka thënë se pret për të parë edhe dy emërimet e mbetura.

“SHBA mbështet Kosovën në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet qeverisëse. Urime për 8 emërimet në KQZ, të cilët tani mund të rifillojnë punën e saj jetike për demokracinë e Kosovës. Pres për të parë dy emërimet e mbetura”, ka shkruar Kosnett.