SHBA paralajmëron Rusinë: Nëse sulmet tuaja kalojnë kufirin me Ukrainën, do përballeni me NATO-n

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia do të përballet me një “përgjigje” nga NATO nëse sulmet e saj do të kalojnë kufirin e vendit dhe do të godasin anëtarët e aleancës së saj.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan Russian tha për mediat e huaja, se Presidenti Joe Biden “ka qenë i qartë në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët tanë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”.