Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar plagosjen e një personi në rrugën e ‘UÇK-së’ në kryeqytet.

Sipas Policisë sot rreth  orës 21:00 janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit në këtë rrugë të Prishtinës.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, deklarojnë nga policia për IndeksOnline.

I plagosuri është drejtuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë shëndetësor.

Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar.

Ndërsa tani Indeksonline mëson se personi i plagosur është R.G.

Të dyshuarit besohet se kanë qenë me skuter dhe kanë shtënë në drejtim të viktimës, ku si pasojë mori lëndime trupore.