Në Hajvali theret me thikë një person – dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një person sonte është therur me thikë në Hajvali të Prishtinës, me ç’rast ka marr plagë të rënda.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Burime të Telegrafit nga QKUK bëjnë të ditur se viktima është V. Xh., kurse se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.