SHBA po ndërton armën më të fuqishme me lazer në botë

0
129

SHBA është duke punuar për të ndërtuar armën më të fuqishme me lazer në botë.

Përgjigjja Operacionale Taktike e Fuqisë së Lartë (THOR) u ndërtua në shtetin New Mexico në Bazën e Forcave Ajrore Kirtland. Ajo bën të mundur mbrojtjen kundër shënjestrave të shumta njëkohësisht.

Lazeri mendohet të jetë një milion herë më i fuqishëm se çdo lazer tjetër në botë duke “avulluar” dronët, të ndalojë raketa ose të prishë sisteme elektronike.

“Aftësitë e energjisë së drejtuar të ushtrisë do të duhet të sigurojnë një mbrojtje të shtresuar me shumë mënyra për të mposhtur kërcënimet që vijnë. Lazerët me energji të lartë vrasin një objektiv në çast, kurse mikrovalët me fuqi të lartë mund të vrasin grupe ose tufa. Kjo është arsyeja pse po ndjekim një kombinim të të dy teknologjive”, tha në një deklaratë gjenerali i ushtrisë L. Neil Thurgood.

Top Channel