Olluri: Kurti nuk po ka guxim të përballet me analista, tash po lidhet live si Shefqet Krasniqi

Gazetari Parim Olluri, tha se kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë fushatës e cila po vazhdon të mbahet nuk pati guximin të përballet me gazetarë e analistë.

Sipas Ollurit, Kurti nuk kishte guxim që të përballej me analistët e gazetarët që e kritikojnë, dhe kjo e bën atë një frikacak të madh.

‘’ Gjate kesaj fushate zgjedhore, Albin Kurti nuk e pati guximin qe te perballet ne asnje debat televiziv me gazetaret e analistet qe e kritikojne.

Kjo nuk eshte shenje e mire. E bene frikacak te madh’’, shkroi Olluri.

Ndërsa shtoi se ai tani po komunikon përmes lidhjeve direkte në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të cilat ai dëshiron.