Shefat Isufi mposhtet nga Saunders me pikë

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi nga Bujanoci, nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj britanikut Billy Joe Saunders, për titullin e më të mirit të botës.Ndeshja u zhvillohet për titullin e botës në WBO, në kategorinë super të mesme, raporton Fokusi.info.

Në 12 raundet e zhvilluar, Saunders u tregua më i mirë se Shefat Isufi, duke fituar me vendim të jurisë pjesën më të madhe të raundeve (120-108, 117-111, 118-110).

Isufi në raundin e 6-të i dha një goditje shumë të rëndë kundërshtarit, por Saunders u ndihmua me këtë rast nga referi, duke i dhënë kohë që të rimarr vetën.

Me këtë fitore Britaniku ka një bilanc prej 28 ndeshjeve pa asnjë humbje dhe asnjë barazim, ndërsa Isufi ka regjistruar 27 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime përgjatë karrierës së tij si profesionist.