Kurti i quan irracionale, absurde dhe delirante kërkesat e mësimdhënësve grevistë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur të paarsyeshme dhe delirante kërkesën e mësimdhënësve kosovarë që t’u ndahen nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Ai duke folur për grevat e mësimdhënësve ka thënë se kërkesat e tyre janë absurd dhe irracionale, përcjell Demokracia.com.

“Ne jemi me mësimdhënësit, por mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit. Shkolla është shteti. Ta bojkotosh shkollën do të thotë ta bojkotosh shtetin. Ne kemi bërë shumë luftë për shkolla.”, tha ai.

Kurti u bëri thirrje mësimdhënësve që të hënën të fillojnë mësimin.

“Ju bëjë thirrje mësimdhënësve që të hënën të jenë në shkolla dhe tu japin mësim të vegjëlve tanë. Jemi për mësimdhënësit dhe për nxënsit, edhe shteti edhe arsimtarii duhet të jetë në funksion të nxxënësve.”, tha ai.

Kurti tregoi edhe përse nuk i ka takuar sindikalistët e arsimit.

Sipas tij ai e ka takuar kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe nuk i takon degët e saj.

“Unë kam takuar disa herë kryetarin e BSPK-së. ndërsa ministrat e mi kanë takuar. Unë nuk dua ta kapërcejë kryetarin e BSPK-së dhe të takojë kryetar të degëve. Ashtu ka ndodhur në të kaluarën. Unë jam socialdemokrat dhe për sindikata. Sindikatat i mbrojnë punëtorët kolektivisht. Por kërkesat absurde, irracionale që janë dëshira arbitrare nuk mund të ecin përpara.”, tha Kurti.

Ai tha se nuk mungon dialogu social por halli i tij janë kërkesat delirante.

“Kam hall për këto kërkesa që bëhen në mënyrë delirante. Imazhi i sindikatave dhe serioziteti bioen nëpërmjet dëshirave delirante në vend të kërkesave racionale.”, shtoi ai.

Kurti tha se nga kjo grevë nuk fiton askush.