Shënohet 23 vjetori i dëshmorit Blerim Saraçi

Sot më 2 prill 2022, në Bivolak të komunës së Vushtrrisë, u shënua 23 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit BLERIM ( AGIM ) SARAÇI, shkruan Fokusi.info.

Në praninë e shumë pjesëmarrësve, ishin edhe kryetarët e komunave Vushtrri e Skënderaj, Ferit Idrizi e Fadil Nura, bacë Rifat Jashari, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së niveli qendror e lokal, ish – pjesëtar të UÇK-së, e shumë qytetarëve të tjerë u bë edhe përurimi i lapidarit.

Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, baca Rifat Jashari, Gëzim Zuçaku (nga SHFD UÇK dega në Vushtrri, dhe në emër të familjes, Gëzim Saraçi.

Manifestimi vazhdoi me programin artistik, me këngë kushtuar dëshmorit Blerim Saraçi nga këngëtarët vushtrrias Fazli Rashica e Shaban Krasniqi.

Fjala përshëndetëse e kryetarit të SHFD të UÇK-së dega në Vushtrri, Gëzim Zuçaku.