Shënohet vdekja e parë në Zagreb, gjendet nën rrënoja 15-vjeçari

Në mëngjesin e sotëm, Zagrebi është tronditur nga një tërmet i fuqishëm rreth 6 shkallësh, ku si pasojë e tij, një fëmijë 15-vjecar ka vdekur.

“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë që më nuk kishte shenja jete”, tha Zharko Rashiq, kreu i Institutit të Mjekësisë Emergjente të Zagrebit.

Tërmeti u ndje edhe në disa pjesë të Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë, Sllovenisë dhe Austrisë.

Kroacia po përballet edhe me pandeminë e koronavirusit, ku deri më tani ka 206 raste të të infektuarve.