Pesë persona të lënduar nga një aksident në Qyshk të Pejës, policia jep detaje

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Qyshk.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku më pas janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, ka thënë Gashi.