Sherifi: Marrëveshja me Serbinë ka dy rrugë -formimin e Asociacionit, ose një zgjidhje territoriale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi, sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, po e cilëson si agresion i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Ai i tha Ekonomia Online, se fitorja e Policisë në terren nuk po përkthen edhe me fitore ne tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

“Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, është i pa precedent që nga çlirimi i vendit Qeveria e Kosovës pak ka bërë që t’i bëjë aleatet të besojnë në vërtetën tonë, e vërteta është e hidhur ku është vrarë edhe një polic i pafajshëm, kjo fitore e Policisë së Kosovës në teren do të përkthehet në fitore në tavolinën e bisedimeve nuk shoh që diçka e tillë është duke ndodhur Qeveria e Kosovës e ka për detyrë këtë fitore operacionale ta shndërrojë edhe në fitore politikë dhe diplomatike”.

Ai pohoi se deklarimet e kryeministri dhe presidentes rreth Asociacionit, tregojnë se Kosova nuk ka një politikë të përbashkët. Sherifi shton se marrëveshja me Serbinë ka dy rrugë ose zgjidhjet territoriale, ose Asociacioni.

Sipas tij, nuk mund të i’u iket marrëveshjeve të arritura më herët.

“Kjo tregon që ata janë të pa harmanizuar njeri me tjetrin, dhe secili ka pikëpamje të veta, kjo dëshmon që Kosova nuk ka një politikë të përbashkët, askush nuk mund të iu ikë marrëveshjeve të arritura më herët, veç nëse ke vendosur të gjesh një rrugë tjetër drejtë një marrëveshje me Serbinë, marrëveshja me Serbinë ka dy rrugë ose zgjidhjet territoriale, ose Asociacioni, status-qou na ka kushtuar ne, por jo edhe Serbisë, Serbia status-qou vazhdimisht e ka përdorur për të nxjerrë përfitime nga BE”.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Sherifi foli edhe për mos dekretimin në kryeje të kryeprokurorit të shtetit nga presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se kjo mund të përbëj shkelje Kushtetuese, raporton EO.

“Shumë njohës të kushtetutës sonë thonë që ajo ka bërë shkelje të kushtetueses, vetëm më zvarritje, e lë më me refuzimin e dekretimit, por me zvarritjen për nëntë muaj, apo dymbëdhjetë, ka bërë shkelje të Kushtetutës, mbetet tek partitë politike dhe tek Këshilli Prokurorial që ta dërgoje çështjen në Gjykatë Kushtetuese sepse jo çdo qytetare mund ta dërgoje një çështje në Gjykatë Kushtetuese, veç nëse ndaj tij është ushtruar ndonjë padrejtësi, aq sa dëgjova nga shumë ekspert nëse çështja dekorohet në Gjykatë Kushtetuese, sipas gjitha gjasave do të konstatoj që presidentja e Republikës së Kosovës ka bërë shkelje të Kushtetueses së Kosovës”