Themelohet Komision Qeveritar për koordinimin të institucioneve rreth COVID-19

Sot është themeluar Komisioni Qeveritar që do të mbikëqyrë dhe koordinojë të gjitha institucionet e përfshira në parandalimin e infektimit me COVID-19.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ky komision kryesohet nga Kryeministri Albin Kurti dhe do të takohet në baza të rregullta.

“Kjo situatë do të na testojë të gjithëve, si institucione shtetërore dhe si shoqëri, se sa jemi të përgatitur për t’u përballur me një pandemi si kjo e COVID-19”, është shprehur Hoti.