Shërohen 5 pacientë me koronavirus në Kosovë

Pesë pacientë të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë shëruar sot ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK).

Sipas njoftimit të IKShPK-së, numri i të shëruarve nga koronavirusi ka arritur në 128.

“Sot më 21 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e njëzet e tetë (128) raste”, ka njoftuar IKShPK.

Instituti ka njoftuar se sot janë shënuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus, pas testimit të 191 mostrave./Fokusi.info/