Thyhen dy lokale në “Abi Qarshia” në Prizren, policia jep detaje

Dy lokale janë thyer nga hajnat mëngjesin e hershëm të së enjtës në qendrën tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Po janë thyer dy lokale në qendrën tregtare ‘Abi Qarshia’ në mëngjes here, rreth orës 04:00. Policia pasi ka marrë informatën ka dale në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende nëse kanë arritur personat që kanë thyer lokalet të vjedhin diçka”, ka deklaruar Osmanollaj.

Burime të Reporteri.net brenda policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se lokalet e thyera janë argjendari.

Ai thotë se hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.